
26.08.2021 / 07:00
Kosova është duke regjistruar rritje në raportimin e rasteve të reja me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2 mijë e 541 raste të reja, dhe 14 viktima nga COVID-19.
Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 23 mijë e 845 , dhe gjatë 24h janë shëruar 604 persona
Ndërsa gjatë këtij muaji ka pasur rritje të rasteve dhe qeveria ka marrur një varg masash.