News That Matters

800 mijë euro investime për shkollën e Vaganicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza së bashku me nënkryetarin, Arian Tahiri sot kanë vizituar shfmu ‘Skenderbeu’ në Vaganicë.

Ata vizituan shkollën për të parë nga afër investimet që po realizohen në objektin e shkollës, shkruan ‘Mitropol’.

“Nga ky vit e tutje, temperaturat e ftohta gjatë dimrit nuk do të jenë arsye për mungesën e nxënësve në mësim”, shkroi Tahiri.

Ai gjithashtu theksoi se vlera e investimeve që po kryhen në këtë shkollë është 800mijë euro.

Postimi i plotë:

Sot vizituam shkollën fillore “Skenderbeu” në Vaganicë, për të shikuar nga afër Investimet që janë duke u realizuar në infrastrukturën e këtij objekti.

Infrastruktura e vjetëruar nëpër shkolla, është pengesë për kryerjen e aktivitete arsimore me nxënës.

Nga ky vit e tutje, temperaturat e ftohta gjatë dimrit nuk do të jenë arsye për mungesën e nxënësve në mësim.

Pas renovimit të sallës së sporteve vitin e kaluar, termoizolimit, ndërrimit të dritareve dhe furnizimin me sistem tërësisht të ri të ngrohjes këtë vit, shkolla fillore “Skenderbeu” vitin e ardhshëm do të kompletohet me rregullimin e oborrit.

Ashtu siç kemi premtuar, Arsimi mbetet prioriteti ynë.

div.meta-author { display:none; }