News That Matters

8 vjeçari u dërgon letër falenderuese zjarrfikësve të Mitrovicës: “Ju ma shpëtuat jetën derisa unë isha në gjumë”

21/11/2021 20:02
8 vjeçari me emrin Aid u ka dërguar një letër falenderuese zjarrfikësve nga Mitrovica.

Ai përmes kësaj letre i ka falenderuar për intervenimin që bën zjarrfikësit mitrovicas, në një rast që mund të ishte fatal për jetën e Aidit.

Djaloshi 8 vjeçar i ka quajtur “superheronjë”, zjarrfikësit mitrovicas.

“Unë isha në gjumë dhe mendova që po ëndërroja por ju ishit me të vërtet ata që na shpëtuat neve dhe shtëpinë”, ka shkruar Aidi

Ndryshe zjarrfikësit nga Mitrovica, kanë intervenuar shumëherë gjatë këtij viti në shumë raste të ndryshme.

div.meta-author { display:none; }