News That Matters

6 të vdekur dhe 475 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

09/10/2021 19:22
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 475 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se kanë humbur jetën tre qytetarë nga Fieri, të moshave 52-80 vjeç, një qytetar nga Kolonja 68 vjeç, një qytetare nga Lushnja 68 vjeçe dhe një qytetar nga Berati 70 vjeç.

Në njoftimin e përditshëm për mediat theksohet se janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 475 qytetarë.

Mësohet se 198 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

div.meta-author { display:none; }