
Sipas Nexhmedin Spahiut në Shqipërinë e kohës së Luftës së dytë Botërore kishte 5 forca politike kryesore.
Postimi i plotë:
Në Shqipërinë e kohës së Luftës së Dytë Botërore kishte 5 forca politike kryesore: 1. Lidhja e Dytë e Prizrenit (nacionalistë nga Kosova, Sanxhaku e Maqedonia – pro-gjermanë, por jo agjentë gjermanë e as nazistë), 2. Blloku Kombëtar Independent (nacionalistë nga Shqipëria veriore – pro-italianë, por jo agjentë italianë e as fashistë), 3. Legaliteti (ithtarë të Ahmet Zogut , kryesisht nga Shqipëra e mesme, pro-anglezë, por jo agjentë anglezë), 4. Balli Kombëtar (nacionalistë nga Shqipëria jugore, pro-anglezë, por jo agjentë anglezë) dhe 5 Partia Komuniste (kryesisht nga Shqipëria jugore, por me shtrirje të vogël në gjitha trojet etnike, të udhëhequr nga agjentë serbë e që rrjedhnin nga familje me traditë agjenturore serbe që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë e të pasuar nga njerëz të manipuluar në aspektin klasor).