News That Matters

5 Dhjetor – Dita Botërore e Vullnetarizmit

05/12/2021 13:59
5 Dhjetor – Dita Botërore e Vullnetarizmit
Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet
dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri.
Si u vendos kjo ditë?
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të
Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për
përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të
kontribuar në shoqëri. Kjo ditë festohet në shumë vende të botës nga organizata të
ndryshme joqeveritare, Kryqi i Kuq etj., dhe mbështetet nga vullnetarë të Kombeve të
Bashkuara.
Cilat janë tematikat e kësaj dite?
Çdo vit fushatat kanë një temë të caktuar. Tematikat e zhvilluara kanë lidhje me mbrojtjen e mjedisit; ndarjen e eksperiencave dhe praktikave të suksesshme në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM), etj. Aktivitetet e kësaj ditë nga strukturat shëndetësore fokusohen tek ruajtja e shëndetit human.

Vullnetarizmi ofron mundësi për të mësuar, si dhe angazhimi në punë vullnetare mund
t’u ofrojë njerëzve shkathtësi dhe përgjegjësi të reja, që rrisin mundësitë e tyre për
punësim.

Vullnetarizmi luan rol të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm siç është edukimi, rinia,
kultura, sporti, mjedisi, shëndeti, kujdesi social, mbrojtja e konsumatorit, ndihma
humanitare, politika të zhvillimit, hulumtime, mundësi të barabarta dhe marëdhënie me
jashtë.

Në Bashkimin Europian, përafërsisht 100 milion qytetarë të të gjitha grupmoshave
investojnë kohën, talentin dhe paratë e tyre për të kontribuar pozitivisht për komunitetin
në organizata të shoqërisë civile, klube të të rinjëve, spitale, shkolla, etj.

div.meta-author { display:none; }