News That Matters

5 bestytnitë interesante që shqiptarët ende besojnë në to

08/12/2021 15:15

Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli, dhe për to ende dëgjohet të flitet edhe tek shqiptarët.

Por, cilat janë 10 besëtytnitë që shqiptarët ende i besojnë?

Më poshtë kemi radhitur 5 nga besëtytnitë që disa njerëz ende i besojnë:

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E martja ‘e zëzë’

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

div.meta-author { display:none; }