News That Matters

400 mësimdhënës kanë nevojë të zëvendësohen,Ministria e Arsimit nuk i përgjigjet kërkesave të SBASHK-ut

24/09/2021 13:00
Sindikata e Arsimit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të krijojë listën shtesë për zëvendësimin e mësimdhënësve me sëmundje kronike apo që janë shtatzëna.

Por Ministria e Arsimit nuk i ka kthyer ende përgjigjeje SBASHK-ut, ndonëse kanë mbetur edhe tri ditë deri në fillimin e vitit të shkollorë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha për Infokus se janë në pritje të një përgjigje nga Ministria e Arsimit.

“Nuk kemi marruar ende ndonjë përgjigje zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit. Mirëpo sot kemi zhvilluar një takim me Zëvendësministrin e Arsimit, pasi që ministrja Nagavci ishte në udhëtim zyrtar. Zëvendësministri, Dukagjin Pupovci tha se për mësimdhënëset shtatzëna vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës do t’ia heq pikën e caktuar dhe do t’i liron ato nga paraqitja në punë”, tha Jasharaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se sa mësimdhënës potencialisht mund të kenë nevojë për zëvendësim “ Numri potencial i mësimdhënësve qe mund të kenë nevojë për zëvendësim është rreth 400 në tërë Kosovën”

Gjithashtu Jashari beri të ditur se sot kanë ngritur çështjen e punëtorëve me sëmundje të renda kronike që të ketë të paktën një zgjidhje të përkohshme.

“Gjatë ditës së sotme kanë ngritur çështje e punëtorëve me sëmundje të rënda kronike, në mënyrë që Ministria e MASH-i t’ia prezantoj këtë çështje edhe në Qeveri të Kosovës në mënyrë që te ketë një zgjidhje për ta së paku të përkohshme dhe në vend të këtyre kolegëve që do të merrnin pagë deri në një zgjidhje tjetër do të angazhoheshin kuadrot e reja për ti zëvendësuar. Sepse ata janë me sëmundje të rënda siç është kanceri, hemodializë dhe sëmundje tjera që i pamundësojnë ata të japin kontribut të duhur në sistemin arsimor” shtoi ai.

div.meta-author { display:none; }