News That Matters

4 mijë euro paga në Evropë: 80 mjekë kanë kërkuar punë në shtetet e BE-së, paralajmërohet se Kosova do mbetet pa mjekë pas 5 vjetëve

28/04/2022 18:18

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë konfirmuar se statistikat e fundit tregojnë që dhjetëra mjekë kanë kërkuar punësim për në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se vetëm në vitin e kaluar kanë qenë mbi 150 mjekë që kanë lëshuar Kosovën.

“Bazuar në të dhënat statistikore të orës së fundit, 80 mjekë kanë kërkuar dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së kurse vitin e kaluar janë larguar 159 prej tyre“, është shprehur Sejdiu.

Ndërkaq Sejdiu tutje thotë se edhe mjekët specialistë po e lëshojnë punën në Kosovë. Ai thekson se për këtë kategori nuk ka të dhëna nëse janë migrues të specializimeve prej sektorit publik në atë privat.

“Sa i përket mjekeve specialist, vitin e kaluar janë larguar 13 mjek specialist kurse këtë vit 7. Këta janë mjek qe janë larguar nga Kosova, por nuk kemi te dhëna për migrimin e specialisteve prej publikut ne sektorin privat”, thotë Sejdiu.

Sejdiu ka bërë të ditur edhe numrin e mjekëve të cilët janë të pa punë. Ai thotë se boshllëku në mjekësi është i madh me largimin e mjekëve, duke shtuar se mungesë do të vërehet më shumë pas 5 vjetësh.

“Momentalisht kemi në regjistrin e OMK-së mbi 580 mjek të lajmëruar si të papunësuar! Boshllëku është më së evident, sidomos në mjekësinë primare, por jo vetëm shqetësimi është për situatën pas 3-5 vjetësh kur presim krizën për mjek”, thotë ai për sinjalin.

Ndryshe, sipas të dhënave, paga bruto e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4 mijë euro.

div.meta-author { display:none; }