
26/09/2021. 06:40
Në Kosovë janë 4.800 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 8 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja nga 4 mijë e 704 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 651 pacientë.