News That Matters

4 225 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

16/07/2022. 11:54
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4 mijë e 225.

Vetëm të premten nga 3 mijë e 283 teste të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike 1,219 persona kanë rezultuar pozitiv, me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 257 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4,225.

Nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3 mijë e 146 persona.

div.meta-author { display:none; }