News That Matters

KQZ kërkon që të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët të jenë të vaksinuar kundër COVID-19

09/09/2021 14:11
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ me COVID-19, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve.

Kështu bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, shefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj.
“Një proces të rëndësishëm që jemi duke i kushtuar rëndësi është procesi i identifikimit të gjithë stafit të angazhuar në zgjedhje sa i përket vaksinimit të trupave zgjedhor.
Në raportin e datës 7 shtatorit më shumë se 70% e gjithë stafit të angazhuar në zgjedhje janë të vaksinuar me dozën e parë, e me dozën e dytë kemi diku rreth 36% të vaksinuar, ndërsa të pa vaksinuar kemi 27% të stafit të angazhuar në zgjedhje, që nënkupton se janë edhe një pjesë e stafit permanent që punojnë në KQZ”, tha Ahmetaj.

div.meta-author { display:none; }