News That Matters

3 mijë e 639 vaksina të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë

03/11/2021 15:34

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, 3 mijë e 639 vaksina janë administruar në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 572 mijë e 626.
Ndërsa, 733 mijë e 108 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

div.meta-author { display:none; }