News That Matters

23 vite nga sulmi i Serbisë në tregun e Mitrovicës

13/03/2022 12:14
Nga Halit Barani
Këtu e 23 vite më parë, saktësisht, më 13 mars 1999 ditë e shtunë, ditë tregu ora 14. 20 në tregun e gjelbërt në Mitrovicë, ushtria e milicija kriminele çetnike serbe, hodhën tri granata ku me këtë rast mbetën të vdekur 6 persona, 4 shqiptare tre meshkuj e një femër dhe një grua rome me një vajzë të vogël, u plagosën mbi 128 përsona pa dallim moshe e gjinie ku gjashtë prej tyre kanë mbetur pa gjymtyrë të ndryshme trupore, pa të dya këmbët, pa një këmbë, pa një dorë etj. Shumë prej këtyre të plagosurëve kanë mbetur invalid të përjetshëm. Vlen të ceket se, milicija kriminele çetnike serbe i keqtrajtuan shumë rëndë fizikisht edhe shumë shqiptarë të cilët bënin përpjekje që t’ju ofrojnë ndihmë të plagosurëve

div.meta-author { display:none; }