
20/01/2022 12:42
Pas shumë luftimeve gjatë gjithë ditës në Urën e Gjakut dhe në Vaganicë, ku u zhvillua një luftë e ashpër ndërmjet njësiteve të UÇK-së dhe forcave mobilizuese serbe, rezistenca e trimave të udhëhequr nga Ismet Haxha si dhe komandanti Bekim Shyti ishte shumë e madhe.
Pas një rrethimi të hekurt, qysh në orën 05:00 te mengjesit, ku edhe njësitet e UÇK-së ishin të përgatitura dhe të organizuara nëpër pjesët strategjike në lagjen Ura e Gjakut dhe Vaganicë, në orët e pasdites pas shumë luftimeve mbetet i plagosur rëndë Sami Gashi dhe si përherë që ishin të pandashëm me shokun që vetëm gjumi i ndau, Afrim Hajrizi reziston duke i sulmuar forcat e shumta okupatore serbe ku dhe mbetet i vrarë pranë shokut te pandashem Samiut, për të mos vdekur kurrë.
Në këtë ditë të ftohtë të 20 janarit mbetën të plagosur edhe Gani Gashi, Jeton Zeneli dhe Roland Bartetzko (Shabani).
Ndërkohë, sot Mitrovicë i përkujtoi me shumë fjalë dy dëshmorët me anë të një akademie përkujtimore, si dhe me zbulimin e pllakës përkujtimore në rrugën që mban emrin e Afrim Hajrizit.