News That Matters

22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

06/09/2021. 08:47

6 shtatori i vitit 1999 shënon datën kur Policia e Kosovës fillon ekzistencës si institucion i sigurisë.

Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi shkollën policore dhe nisi trajnimin e kandidatëve të parë për t’u bërë policë të Kosovës.

176 pjesëtarë ishin nga gjenerata e parë e institucionit që në atë kohë mori emrin Shërbimi Policor i Kosovës, trasmeton “Radio-Ylberi”

Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të mbahet ceremonia solemne e shënimit të 22-vjetorit të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të shpërblehen me mirënjohje oficerët e dalluar.

div.meta-author { display:none; }