
25.08.2021 /7:30
Kosova është duke regjistruar rritje në raportimin e rasteve të reja me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar një mijë e 901 raste të reja, dhe 13 viktima nga COVID-19.
Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 21 mijë e 922, dhe gjatë 24h janë shëruar 433 persona
Ndërsa gjatë këtij muaji ka pasur rritje të rasteve dhe qeveria ka marrur një varg masash.