
14/12/2021 16:06
Gjatë 24 orëve të fundit vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë 2 mijë e 892 persona.
Derisa të dielën u imunizuan veç 344 persona.
Deri më tani Kosova ka administruar 1 milion e 647 mijë e 674 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Dozën e parë deri sot e kanë marrë 874 mijë e 41 persona.
Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinë anti-COVID janë 773 mijë e 633 persona.