News That Matters

2.223 gjoba në 24 orë për mosrespektim të ligjit anti-Covid

06/09/2021 09:38
Policia e Kosovës, ka vazhduar me dënimin e qytetarëve që nuk zbatojnë masat e reja kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.

Në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se në 24 orë janë dënuar 2.223 qytetarë për thyerje të ligjit anti-Covid.

Poashtu policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe 1.109 tiketa trafiku në 24 orë.

Në raport janë dhënë edhe shifrat e arrestimeve, ku gjithsej janë arrestuar 25 persona. Ndërsa sa i përket aksidenteve, policia ka bërë të ditur se në orët e fundit janë shënuar 17 aksidente me dëme materiale dhe 13 me të lënduar.

div.meta-author { display:none; }