News That Matters

19 vite nga vrasja e Heroit Musa Hoti në Bruksel (Video)

Musa Hoti – “Simboli i Krismave të Brukselit”

Musa Hoti lindi në Mitrovicë më 11 Korrik 1946 nga prindërit Daut dhe Naile. Ishte i treti nga dhjetë fëmijët e familjes Hoti. Familja Hoti prejardhjen e ka nga fshati Likofc (Likaj) i Drenices, por para Luftës së Parë Botërore u vendos në Mitrovicë. Për këtë arsye më vonë shokët e Musës do e thirrnin atë “Musa i Drenicës”.

Babai i Musaut, Dauti, i cili kishte qenë bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës dhe më vonë i burgosur politik, shpesh ia rrëfente të birit vuajtjet e tija në burgjet sllave duke e porositur atë se shkaut nuk i zihet besë.

Tregimet e babait të tij, por edhe gjyshja Nurie (mbesa e Shaban Polluzhës), bënë që Musa Hoti të rritet me frymë kombëtare dhe me ndjenjën e atdhedashurisë, një ndjenjë që do e shoqëronte gjatë gjithë jetës së tij.

(11.07.1946 – 16.01.2004)

div.meta-author { display:none; }