
17/03/2022 12:32
18 vjet më parë, një ngjarje e kobshme pati përfshirë Kosovën, në veçanti Mitrovicën e cila u përfshi nga një kaos i madh.
Trazirtat e njohura si “trazirat e marsit” filluan më 17 mars 2004, një ditë pasi që tre fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër, shkruan “Radio-Ylberi”.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë, treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur për të shpëtuar, tre fëmijë kishin humbur jetën në lum.
Kjo bëri që shqiptarët të ngritën ndaj serbëve, me ç’rast ndodhi një përplasje e rëndë mbi urën e lumit Ibër dhe disa pjesë të Kosovës. Për të ruajtur rendin ishin të përfshirë Policia e UNMIK-ut si dhe KFOR.
Pavarësisht kësaj, situata kishte eskaluar totalisht dhe gjatë ditëve të trazirave u vranë 19 persona, prej tyre 12 shqiptarë.