News That Matters

174 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF Skenderaj, vetëm 13 mjekë

*Nga Kade Dajaku

QKMF në Skënderaj po përballet me mungesë të mjekëve, dhe me rritje të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit Agron Mehmeti, vetëm gjatë ditës së sotme 174 fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore derisa spitali është në krizë për mjek.

Sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore 174 pacientë, të gjithë fëmijë, jemi në një situatë me grip sezonal, situatë që nuk është krijuar që nga viti 2016”, thotë Agroni.

Mehmeti tha se Skenderaj është një nga komunat më të prekura nga gripi sezonal.
Skenderaj është njëra nga komunat më të prekura nga gripi sezonal, numri i qytetarve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është rritur”

Gjithashtu ai shtoi se për shkak të mungesës së mjekëve shërbimet për pacientët e palëvizshëm janë të vështira për t’u ofruar.

*Kade Dajaku është studente e vitit të parë të studimeve, në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gazetarisë.

div.meta-author { display:none; }