News That Matters

17 të vdekur dhe 436 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

27/11/2021 21:51

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 17 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkaq janë regjistruar 463 raste të reja.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 336 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 198 mijë e 755.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 214 mijë e 676, ndërsa 7 mijë e 528 kanë humbur jetën.

Raste aktive me këtë virus janë 8 mijë e 393./ AlsatM

div.meta-author { display:none; }