
13/09/2021. 07:00
Në Kosovë janë 17.625 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 23 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 424 raste të reja nga 8 mijë e 270 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1.324 pacientë.