News That Matters

14 billborde me fotografinë e Adem Jasharit vendosen në një nga autostradat më të frekuentuara në SHBA

18/02/2022

Fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari, është shfaqur dje në billborde, në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.

Këtë e ka mundësuar kompania shqiptaro-amerikane “Tafingo”, e cila vepron në SHBA dhe Kosovë.

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY” është mbishkrimi, që bashkë me fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari, shumë amerikanë do ta shohin për një javë.

Për këtë ka folur pronari i kompanisë Dren Deva, i cili tha se janë 14 billborde që janë vendosur në autostradën I-95.

“Kjo është hera e dytë që i kemi vendosur ne. Hera e parë ka qenë në vitin 2019-të në New York në autostradën I-95, diku gjashtë Billborde. Tani prej 15 shkurtit deri më 22 shkurt janë gjithsej 14 billborde që janë vendosur në autostradën I-95 nga Bostoni, New York, New Jersey, Connecticut dhe Florida, pasi që këtu ka më së shumti popullatë shqiptare”, tha ai

div.meta-author { display:none; }