
16.12.2021
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në atë të Dukagjinit priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu dhe bore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 15-36 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C.