News That Matters

SHËNDETËSI

5.371 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

5.371 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
25/09/2021. 06:40 Në Kosovë janë 5.371 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 4 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 84 raste të reja nga 3 mijë e 823 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 786 pacientë.
Klinika e Dermatologjisë i kthehet normalitetit pasi s’ka më pacientë me covid-19

Klinika e Dermatologjisë i kthehet normalitetit pasi s’ka më pacientë me covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
24/09/2021 Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë. Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19 pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë që pas dezinfektimit të hapësirave të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike.
A e keni ditur se sardelet parandalojnë diabetin, ja sa duhet të konsumoni çdo javë

A e keni ditur se sardelet parandalojnë diabetin, ja sa duhet të konsumoni çdo javë

SHËNDETËSI
24/09/2021 10:00 Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në majën e ushqimeve për parandalimin e diabetit. Ekspertët përzgjodhën 152 pacientë të prekur nga paradiabeti të moshave 65 vjeç e lart për të ndjekur regjimin me bazë yndyrnat e shëndetshme. Pacientët u ndanë në dy grupe që ndoqën regjime të ndryshme ku njëri prej tyre duhet të konsumonte rreth 200 gramë sardele në javë. Kjo është e barabartë me dy konserva sardelesh në javë të cilat duhet të konsumoheshin bashkë me pjesën e ha...
Sipas shefit të Modernas, pandemia do të mbyllet brenda një viti

Sipas shefit të Modernas, pandemia do të mbyllet brenda një viti

SHËNDETËSI
24/09/2021 10:12 Shefi Ekzekutiv i Modernas Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron furnizime globale. “Nëse shikoni zgjerimin e gjerë të industrisë të kapaciteteve prodhuese gjatë gjashtë muajve të fundit, doza të mjaftueshme duhet të jenë në dispozicion deri në mes të vitit të ardhshëm në mënyrë që të gjithë të mund të vaksinohen” tha ai për gazetën zvicerane Neue Zuercher Zeitung. Vaksinimet së shpejti do të jenë në dispozicion edhe për fëmijët, tha ai. “Ata që nuk vaksinohen do të imunizohen natyrshëm, sepse varianti Delta është kaq ngjitës. Në këtë mënyrë ne do të përfundojmë në një situatë të ngjashme me atë të gripit. Ju ose mund të vaksinoheni dhe të keni një dimër të qetë. Ose ju nuk vaksi...
Në Kosovë gjatë këtij viti janë regjistruar 1,100 raste të reja me kancer

Në Kosovë gjatë këtij viti janë regjistruar 1,100 raste të reja me kancer

LAJME, SHËNDETËSI
23/09/2021 10:33 Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga janari deri në pjesën e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19. ShSKUK njofton se brenda kësaj kohe janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer. Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura. Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot. Në njoftim thuhet se Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë...
ShSKUK: 455 pacientë po trajtohen nga COVID-19

ShSKUK: 455 pacientë po trajtohen nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
23/09/2021 10:10 Në spitalet e përgjithshme në Kosovë po trajtohen 455 pacientë të infektuar me COVID-19. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se prej tyre 361 janë në oksigjenoterapi dhe 42 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore e që gjenden në kujdes intensiv. Raporti i plotë i ShSKUK-së: Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 455 pacientë. Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 81 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 52 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infekt...
Dëmtimi i nervave/ 8 shenjat që nuk duhen neglizhuar

Dëmtimi i nervave/ 8 shenjat që nuk duhen neglizhuar

SHËNDETËSI
23/09/2021 09:02 Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva. Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore. Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve. Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë. Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave. Megjithatë nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare. Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë ...
Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
23/09/2021 07:00 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse 160 të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 6 mijë e 751. MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit 4 mijë e 904 persona janë testuar si të dyshuar për COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI
22/09/2021 16:56 Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova. Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve Njoftimi i plotë i Ministrisë  Të nde...
div.meta-author { display:none; }