News That Matters

POLITIKË

Tahiri (PDK): Nuk ka ndodhë asnjëherë që pushteti ta bllokojë formimin e Komisionit Parlamentar

Tahiri (PDK): Nuk ka ndodhë asnjëherë që pushteti ta bllokojë formimin e Komisionit Parlamentar

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
21/04/2022. 15:23 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë që përreth dy orë gjatë mbledhjes së Kryesisë është diskutuar për çështjen e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar. Tahiri ka përsëritur se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim pa u themeluar Komisioni hetimor për energjinë. “U bënë pothuajse dy orë nga kjo mbledhja e qeverisë dhe e tëra ishte për komisionin hetimor – një çështje kjo e ngritur nga PDK-ja. Kemi pasë një debat të gjatë, pse duhet të themelohet një komision i tillë hetimor, për një hetim parlamentar të detajuar për çdo procedurë të blerjes së energjisë elektrike me mbi 100 milion euro taksa të qytetarëve të Kosovës. Pastaj, punësimet në KEK që është raportuar me një abuzim jashtëzakonisht të madh”. Tutje Tahiri tha që një kërkesë e ...
Ish-ministrja e MPJ-së përgëzon ministren Gërvalla pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit

Ish-ministrja e MPJ-së përgëzon ministren Gërvalla pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
21/04/2022 11:00 Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka përgëzuar ministren e këtij dikasteri Donika Gërvallën, pas paraqitjes në Këshillin e Sigurimit. Haradinaj ka thënë në një postim në Facebook, se Gërvalla i ka bërë krenar duke i hedhur poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë. “E përgëzoj Ministren Gërvalla për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit. Përveç që është grua, dhe që vjen nga një familje emblematike për lirinë e Kosovës, ajo mbrëmë na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë”, ka shkruar ajo në Facebook
Daka, Osmanit: I fute duart në institucion të pavarur, shkarkimi im ishte politik – LDK bëri pazare

Daka, Osmanit: I fute duart në institucion të pavarur, shkarkimi im ishte politik – LDK bëri pazare

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20/04/2022. 18:02 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar edhe një herë lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas shumë kohësh, shkarkimi i Dakës vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuara në vend, por pavarësisht kësaj për presidenten Osmani ky vendim ishte i drejtë, e madje ndër vendimet më të mira siç thotë ajo që ka marrë deri tani. “Ndër vendimet më të mira që kam marrë si presidente. Gjatë tërë mandatit do të vazhdojë të punojë me ngulm që në institucionet tona të ketë integritet, jo vetëm profesionalizëm. Ai vendim jo vetëm që ka qenë i drejtë, por i plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, ka thënë Osmani mbrëmë. Lidhur me këtë deklarim të presidentes Osmani, “lajmi.net” ka kontaktuar ish-kryetaren...
Rama: Mosanëtarësimi i Ballkanit në BE, i rrezikshëm

Rama: Mosanëtarësimi i Ballkanit në BE, i rrezikshëm

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20\04\2022 16:31 Mosanëtarësimi i Shqipërisë në BE është i rrezikshëm për vetë Bashkimin Evropian. Tezën e tij kryeministri shqiptar Edi Rama e vë në dukje edhe për qytetarët evropian në një intervistë për gazetën gjermane, Die Welt. “Ballkani ka shumë rëndësi gjeostrategjike. Është e rrezikshme për BE-në që vendet e Ballkanit të mos jenë anëtare. BE-ja do të ishte më e sigurt dhe më e fortë me to si pjesë e saj. Për momentin, BE-ja është i vetmi realitet gjeografik me një kufi të brendshëm, është si një njeri që vjen rrotull me plagën hapur. Komisioni Evropian ka katër vjet që ka dhënë dritën jeshile, por dikush në Këshillin e BE-së vazhdon të thotë jo dhe procesi ngrin sërish”. I pyetur nëse zvarritja e procesit të anëtarësimit, vjen si rezultat i luftës ndaj korrupsionit dhe rend...
Lajçak takohet me Vuçiqin: Biseduam për dialogun, përfshirë takimin e nivelit të lartë

Lajçak takohet me Vuçiqin: Biseduam për dialogun, përfshirë takimin e nivelit të lartë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20\04\2022 16:10 Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për një takim të radhës në Bruksel të nivelit të lartë në dialog. Pas takimit në Beograd Lajçak ka shkruar në Twitter se me Vuçiqin kanë biseduar për rrugën para në dialog. “Sot në Beograd pata një diskutim me presidentin Aleksandar Vuçiq, për çështjet aktualisht në agjendë dhe për rrugën para në dialog, përfshirë takimin e radhës të nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Ndryshe, sot në Bruksel, pritet të mbahet takimi i grupeve punuese për targat nga Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, ndërsa të enjten pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Zëd...
Abazoviqi: Kemi rënë dakord për qeverinë e re

Abazoviqi: Kemi rënë dakord për qeverinë e re

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20/04/2022. 14:56 Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, ka njoftuar të mërkurën se është rënë dakord për përbërjen e qeverisë së re. Mosbesimi ndaj Qeverisë së mëparshme të Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, është votuar më 4 shkurt. Duke folur në një konferencë për media në Podgoricë, Abazoviqi ka thënë se e ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai ka thënë se kabineti i tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. “Ideja është që ta zhbllokojmë Malin e Zi, që shteti të ketë institucione funksionale dhe stabilitet. Në vend që të grindemi, të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërto...
Molliqaj pasi Sveçla i quajti “terroriste” sulmet ndaj policëve: Ky është mashtrim

Molliqaj pasi Sveçla i quajti “terroriste” sulmet ndaj policëve: Ky është mashtrim

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20/04/2022 10:20 Mazhoranca parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike. Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se është problem serioz që Qeveria po tenton të kontrollojë gjithçka. “Për mua është e qartë që pushteti i Kosovës ka me tentua në çdo moment me kontrollua agjendën e secilës pjesë të shoqërisë që merret me jetën publike përfshirë opozitën, mediat e secilën”, tha ai, përcjell Telegrafi. “Nuk është problem nëse pozita ja voton apo jo komisionin hetimor opozitës. Problem është se pozita i tregon opozitës pse nuk duhet të ketë komision në këtë kohë dhe ata duhet të merren me diçka tjetër”, shtoi Molliqaj. Ai thotë se për shkak të luftës në Ukrainë, pozita po kërkon që opozita t’i përshtatet agjendës së saj....
Kusari Lila: Nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës, kur parashohin të bëjnë shkelje

Kusari Lila: Nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës, kur parashohin të bëjnë shkelje

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
19/04/2022. 15:18 Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se sot opozita ka tentuar që të formojë një Komision Hetimor i cili është në kundërshtim me ligjin. “Sot ishim dëshmitarë të një përpjekje të kundërligjshme për të votuar formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar. Ishte përpjekja e dytë e opozitës [PDK dhe AAK], të cilët në kundërshtim me rregullat për formimin e komisionit, tentuan që të vendosin para aktit të kryer seancën plenare të Kuvendit”, tha Kusari-Lila përmes një konference të jashtëzakonshme për media. Ajo ritheksoi që Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, refuzoi që të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje, e cila shkel mbi normat e ligjit për hetimin parlamentar. “Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Alean...
Marrëveshjet ndërkombëtare – S’ka gjuhë të përbashkët ndërmjet partive në Kuvend

Marrëveshjet ndërkombëtare – S’ka gjuhë të përbashkët ndërmjet partive në Kuvend

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
19/04/2022 10:39 Ka nisur debat ndërmjet shefave te grupeve parlamentare lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, por siç duket nuk po pajtohen për këtë pikë. Ata janë mbledhur afër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për të gjetur një zgjidhje për këtë pikë. Pjesë e këtij debati është bërë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ndryshe edhe pse ishte paraparë që seanca të nis në ora 10:00, në sallë është parë një numër i vogël i deputetëve të pranishëm
​Opozita s’do të ftojë seancë për Dick Marty-n, konsiderohet ndërhyrje në punën e Speciales

​Opozita s’do të ftojë seancë për Dick Marty-n, konsiderohet ndërhyrje në punën e Speciales

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
18/04/2022 11:10 Opozita po kërkon nga krerët e institucioneve që të trajtojnë me seriozitet rastin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, por ata nuk kanë plan të ftojnë seancë plenare për trajtimin e kësaj çështjeje, pasi kjo është përgjegjësi institucionale. Përfshirja e organit më të lartë legjislativ në këtë rast, po konsiderohet të jetë ndërhyrje në rastet me të cilat po merret Gjykata Speciale. Institucionet e vendit, sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa nuk janë të interesuara të merren me këtë çështje. “Unë mendoj që është përgjegjësi institucionale. Ne nuk e pamë asnjë fjalë nga ministrja e Drejtësisë, nuk e pamë asnjë fjalë nga kryeministri. Besoj që në këtë rast nuk janë të interesuar të merren me këtë çështje. Partia Demokratike e Kosovës në vi...
div.meta-author { display:none; }